E martë, 6 Janar 2026

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, duke paralajmëruar se veprimet e Beogradit janë pasqyrim i drejtpërdrejtë i synimeve të Rusisë në rajon, raporton IndeksOnline.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla shkruan se historia ka treguar se për të kuptuar ambiciet ruse në Ballkan mjafton të analizohen veprimet e Serbisë, e cila sipas saj, nuk ka një politikë të jashtme të pavarur nga Moska.
“Serbia nuk ka një politikë të jashtme të vetën, të ndryshme nga ajo e Moskës. Dje, presidenti i Serbisë e shpalli ‘të vdekur’ rendin botëror dhe paralajmëroi dyfishimin e ushtrisë. Mesazhi është i qartë – për Rusinë dhe i ardhur nga Rusia”, ka shkruar Gërvalla.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale

