Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gjendet një person i ekzekutuar në lokal

Prizren Post | 09:12 - 11.04.2016

Elbasan – Një person është gjetur i pajetë në lagjen ’28 Nëntori’ në Elbasan mëngjesin e ditës së sotme.

Mësohet se viktima është vrarë, pasi ka plagë me armë zjarri. Ai u gjet i vrarë brenda një lokali dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

Viktima është rreth 40 vjeç, ndërsa nuk dihen shkaqet e këtij krimi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët, raportojnë mediat në Shqipëri.


Etiketa:
Arivisti Company