Gjendet poshtë urës së lumit, trupi i pajetë i 50 vjeçarit


E diel, 23 Mars 2014

Bulqizë, 23 mars – Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i një 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Kufoma është gjetur poshtë urës së një lumi në komunën Gjoricë nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë për rastin e zbuluar.

Trupi i pajetë është transportuar menjëherë në morgun e spitalit, nga ku do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit.

Etiketa: ,