Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gjermani, të gjithë kundër partisë me axhendë islamofobe

Prizren Post | 18:01 - 02.05.2016

Berlin – Politikanët dhe komunitetet fetare në Gjermani kanë dënuar manifestin e partisë së djathtë ekstreme, AfD, e cila ka një axhendë “islamofobe”.


Kryetari i Këshillit të Myslimanëve të Gjermanisë, Aiman Mazyek, deklaroi se kjo axhendë do të përçaje akoma më shumë shoqërinë. Ndërkohë, lideri i Shoqatës së Hebrenjve në vend, Joseph Shuster, tha se kjo forcë politikë ka në themel intolerancën dhe mos respektimin e minoriteteve fetare.

“Ëndrra e saj për t’u bërë pjesë e qeverisë në 2017-n, pas zgjedhjeve të përgjithshme do të dështoje”, u shpreh Gerda Hasselfeldt, një prej figurave me peshë në partinë simotër të Merkelit, CSU.

Në qendër të programit politik të AfD-së është ndalimi i minareve dhe veshja e femrave me perçe, me moton se “Feja islame nuk është pjesë e Gjermanisë”.


Etiketa:
Arivisti Company