Gjermania i kërkon falje Polonisë për krimet e Luftës së Dytë Botërore


E diel, 1 Shtator 2019

WIELUN – Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u ka kërkuar falje polakëve për mizoritë gjermane të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Steinmeier dhe liderë të tjerë botërorë ndodhen në Poloni për të kujtuar 80 vjetorin e shpërthimit të luftës, transmeton klankosova.tv.

“Unë përkulem para viktimave që u shkaktuan nga sulmi mbi Wielun. Unë u bëj homazhe viktimave polake që u shkaktuan nga tirania gjermane dhe kërkoj falje”, ka thënë Steinmeier.

Etiketa: , ,