E mërkurë, 3 Qershor 2026

Qeveria gjermane beson se bisedimet me Rusinë që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë mund të zhvillohen në muajt e ardhshëm, pavarësisht përshkallëzimit të armiqësive, sipas një raporti të publikuar sot, transmeton Anadolu.
“Një dritare për bisedime midis palës evropiane dhe Rusisë po hapet ngadalë. Megjithatë, luftimet e ashpra të ditëve të fundit tregojnë se ky proces ka të ngjarë të zgjasë muaj dhe jo vetëm javë”, citoi agjencia gjermane e lajmeve (DPA) të kenë thënë burime qeveritare.
I pyetur në lidhje me raportin gjatë një konference për mediat në Berlin, zëvendës zëdhënësi i qeverisë Steffen Meyer tha: “Ne kemi theksuar vazhdimisht se kemi një interes të fortë për të parë përfundimin e kësaj lufte”.
“Ne gjithmonë kemi thënë se nëse do të lindte një mundësi e tillë, ne sigurisht që do të ishim të gatshëm të bënim pjesën tonë”, shtoi ai. Sipas DPA-së, aktualisht po zhvillohen diskutime midis vendeve evropiane se kush mund të drejtojë bisedime të tilla në emër të Evropës.
“Ka indikacione të forta se ‘E3’ do të vazhdojë të luajë rol kyç në këtë proces”, u cituan të kenë thënë burime qeveritare. Në muajt e fundit, vendet evropiane janë lënë mënjanë në negociatat lidhur me luftën në Ukrainë.
Termi “E3” i referohet Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
