Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gjetje neolitike në deltën e Nilit

Prizren Post | 07:33 - 03.09.2018

Kairo – Arkeologët në Egjipt thonë se kanë gjetur një nga fshatrat më të njohura në deltën e Nilit që daton nga epoka e Neolitit.

Një mision i përbashkët egjiptian dhe francez zbuloi silloset e magazinimit që përmbajnë sasi të mëdha të mbetjeve të kafshëve dhe bimëve, si dhe veglat e qeramikës dhe gurit, tha një deklaratë e ministrisë së antikiteteve.

Sipas ministrisë gjetja tregon se njerëzit kanë jetuar në Tell-al-Samara në provincën veriore të El-Dakahlia qysh në mijëvjeçarin e pestë para Krishtit, shumë kohë para ndërtimit të piramidës më të vjetër të Egjiptit.

“Analizimi i materialit biologjik që është zbuluar, do të na paraqesë një pikëpamje më të qartë për komunitetet e para që u vendosën në Delta “, tha Nadia Khedr, një zyrtar i ministrisë përgjegjëse për antikitete në Mesdhe, përcjell Klan Kosova.


Etiketa:
Arivisti Company