Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gjithë Kosova në protesta kundër Jabllanoviqit, Isa heshtë

Prizren Post | 16:38 - 17.01.2015

Ka pëfunduar në Gjakovë protesta e dytë e organizuar nga Shoqata “Thirrjet e nënave” dhe Lëvizja Vetëvendosje, kundër deklaratave të ministrit të qeverisë së Kosovës Aleksander Jabllanovic.

Ndryshe nga protesta e parë, protesta e sotme ishte dukshëm më masive, pasi në të morën pjesë rreth 10 mijë qytetarë, jo vetëm nga komuna e Gjakovës, por edhe më gjërë.

nenat gjakovare

E sikurse herën e parë, edhe sot protestuesit kërkuan që kryeministri Mustafa ta shkarkojë ministrin Jabllanovic, pasi, sipas protestuesve, një individ që në këtë menyrë e fyen shtetin dhe qytetarët e shtetit nuk meriton të jetë ministër i atij shteti.

jabllanovic

Duke folur para protestuesve, kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova, ka thënë se kryeministri Mustafa ose duhet ta shkarkojë Jabllanovicin dhe të kërkojë falje për deklaratat e tij, ose duhet që edhe vet të largohet nga posti kryeministror.

Duke thëksuar se Jabllanovic dhe bashkëpuëntorët e tij punojnë vetëm për interesa të Serbisë dhe kundër interesave të Kosovës, Kumnova ka thënë se dëshmorët e martirët e Kosovës nuk kanë rqënë që në qeverinë e Kosovës të ketë njerëz sikurse Jabllanovici, por as shqiptarë servilë, duke aluduar kështu në përbërjen aktuale të qeverisë.

E kundër qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Mustafa ka folur edhe Driton Çaushi, Koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë.

Ai ka thënë se ashtu sikurse Jaballnovici, përgjegjësi duhet të mbajë edhe kryeministri Mustafa për heshtjen dhe mos reagimin e tij, por edhe ish – kryeministri Hashim Thaçi, i cili është përgjegjësi kryesor, që njerëz sikurse Jabllanovic dhe të tjerë nga lista serbe, sot janë pjesë e qeverisë së Kosovës. Çaushi me këtë rast ka bërë të ditur se një protest e tillë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, por ajo do të bartet në Prishtinë.

Ndryshe, në këtë protest, përpos qytetarëve të shumtë, kanë marrë pjesë edhe shumë deputetë, që kryesisht ishin të subjekteve opozitare AAK-së e “Vetëvendosjes”.


Etiketa:
Arivisti Company