Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gjykata Themelore Shkupi II vendos në favor të BFI-së

Prizren Post | 11:19 - 09.05.2015

SHKUP – Gjykata Themelore Shkupi II, si gjykatë e shkallës së parë, duke lëshuar masën e përkohshme vendosi që personat e paditur nga ana e Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani dhe Skënder Buzaku, të kthejnë hapësirat zyrtare të objektit të selisë së BFI-së, në rrugën “Samoilova 43” në Shkup, si dhe vulat e këtij institucioni, paditësit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendimin ku mban firmën e gjykatëses Keti Germanova, thuhet se personave të paditur iu ndalohet të kryejnë ndonjë pengesë të ngjashme, në pronësinë e paditësit, kreut të BFI-së. Sipas vendimit, kjo masë e përkohshme është aktualisht në fuqi. Ankesa e mundshme kundër këtij vendimi, nuk e anulon kurrsesi zbatimin e këtij vendimi.

Duke pasur parasysh përmbajtjen e padisë, kërkesën e paditësit dhe synimet e theksuara në propozim për masat e përkohshme, njëkohësisht pas ekspertizës së situatës, marrjes në konsideratë të dëshmive të dorëzuara me padinë, Gjykata vendosi që personat e paditur të lëshojnë urgjent ambientet e BFI-së.


Etiketa:
Arivisti Company