E martë, 27 Maj 2014
Stamboll – Një gjykatë turke ka urdhëruar arrestimin e katër zyrtarëve izraelit qe jane fajtor per bastisjen e flotiljes Mavi Marmara ne vitin 2010.
Nëntë shtetas turq u vranë nga komandot izraelitë që sulmuan anijen në ujërat ndërkombëtare, ndersa ajo ishte në rrugën e saj për në Gaza. Udhetimi i Mavi Marmara kishte per qëllim ta thyej bllokadën detare izraelite.
Ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite Gabi Ashkenazi ishte në mesin e katër zyrtarëve të listës së lëshuara nga gjykata turke. Ne kete liste eshte edhe Shefi i inteligjencës ushtarake Amos Yadlin, shefi i inteligjencës se forcave ajrore Yavishai Levit dhe komandanti i forcave detare Eliezer Alfred Maron.
Pasojat e shkaktuara nga kjo bastisje zgjaten deri nje jave me parë. Njëri nga aktivistet i cili kishte qenë në koma që nga viti 2010 pas plagosjes nga komandot izraelite, vdiq javën e kaluar, duke u bërë kështu viktima e dhjetë.
Etiketa: Izraeli, Mavi Marmara, Turqia