Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gjykimi për aktivistët e Vetëvendosjes pritet të mbahet nesër

Prizren Post | 14:49 - 21.08.2017

Për këtë ka njoftuar avokati mbrojtës i Adea Batushës, Atdhe Arifi, Egzon Halitit dhe Frashër Krasniqit, Tomë Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin kryesor për katër aktivistët e Lëvizjës VETËVENDOSJE ! Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22 gusht 2017”, ka shkruar Gashi.

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë akuzuar për terrorizëm për sulmin ndaj qeverisë së Kosovës, gjatë vitit të kalaur.


Etiketa:
Arivisti Company