E enjte, 26 Dhjetor 2019
PRISHTINË – Deputeti i dytë më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Konjufca u zgjodh kryeparlamentar me 75 vota për, 27 kundër dhe një abstenim raporton Insajderi.
Propozimin e Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës e bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti.
“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit të Kosovës është deputeti ynë, Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti.
Zjgedhja e Konjufcës për kryetar të Kuvendit është votuar edhe nga deputetët e LDK-së.
Etiketa: Aktuale, Glauk Konjufca, Kuvendi i Kosovës, Vetëvendosje