E premte, 31 Korrik 2026

Glikoja e shalqirit përgatitet me pjesën e bardhë të lëvores së shalqirit dhe është një ëmbëlsirë tradicionale, ideale për t’u shërbyer me një gotë ujë të ftohtë ose me kafe.
1 kg pjesë e bardhë e lëvores së shalqirit
Lajeni mirë shalqirin dhe hiqni pjesën e gjelbër të lëvores. Përdorni vetëm pjesën e bardhë dhe priteni në copa të vogla ose në forma sipas dëshirës.
Vendosini copat në një tenxhere me ujë dhe ziejini për rreth 10–15 minuta, derisa të zbuten pak, por pa u shpërbërë. Kullojini mirë.
Në një tenxhere të gjerë hidhni sheqerin dhe 250 ml ujë. Vendoseni në zjarr mesatar dhe lëreni të ziejë derisa të krijohet një sherbet i lehtë.
Hidhni copat e shalqirit në sherbet dhe lërini të ziejnë në zjarr të ulët për rreth 30–40 minuta. Gjatë zierjes mos e përzieni shumë me lugë, që copat të mos thyhen.
Kur glikoja të ketë filluar të trashet, shtoni lëngun e limonit, vaniljen dhe, nëse dëshironi, karafilat. Lëreni edhe 5–10 minuta në zjarr.
Burimi: mesazhi
