“Goditje ndaj Rusisë” – Azia Qendrore po distancohet nga Putini


E premte, 16 Shtator 2022

SEMERKAND – Shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) janë duke mbajtur një takim në Uzbekistan, ku marrin pjesë përfaqësues të tetë anëtarëve të përhershëm, si dhe vëzhgues të të gjithë procesit.

Siç pritej, takimi i krerëve të shteteve anëtare të kësaj organizate ishte veçanërisht interesant për faktin se presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i cili që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, rrallëherë vendos të udhëtojnë jashtë vendit.

Edhe pse tashmë gjatë ditës së parë të takimit u zhvilluan takime të shumta në nivel dypalësh dhe shumëpalësh, ajo që intrigoi shumë ishte qasja diametrike e zyrtarëve ndaj presidentit kinez, Xi Jinping dhe liderit rus, Putin.

ndryshimi i parë që vunë re shumëkush është ndryshimi në pritjen e dy presidentëve. Presidenti kinez arriti në Uzbekistan në mbrëmje dhe në aeroport u mbajt një shfaqje e tërë në të cilën morën pjesë shumë kërcimtarë.

Përveç kësaj, presidenti Shavkat Mirziyoyev, si dhe zyrtarë të tjerë uzbekë, përfshirë kryeministrin, Abdul Aripov dhe ministrin e Jashtëm, Vladimir Norov, mirëpritën në aeroport Xi Jinpingun.

“Miqësia midis Kinës dhe Uzbekistanit ka zgjatur për më shumë se 2000 vjet dhe është ende plot forcë dhe vitalitet”, tha Xi Jinping.

Nga ana tjetër, presidenti rus arriti në Uzbekistan gjatë ditës, por pritja që iu bë në aeroport ishte shumë më modeste gjersa dukshëm kishin dalë ta takonin zyrtarë nga Uzbekistani.

Po ashtu, një nga gjërat që shumëkush ka vënë re është ajo që ka të bëjë me takimin e Putinit me presidentin e Kirgistanit, Sadir Japarov.

Ndonëse takimin e kaloi në një atmosferë të këndshme dhe duke folur për bashkëpunimin ekonomik, shumë veta vunë re se edhe këtë herë Putinit i ndodhi e njëjta gjë si në takimin me disa liderë të tjerë, përkatësisht se atij iu desh të priste disa minuta për ardhjen e tij, e cila gjë në diplomaci shpeshherë përkufizohet si një lloj shenje “mos respekti”.

Etiketa: , , ,