Grabovci: Vendimi për Specialen shumë i rëndë, por i nevojshëm


E hënë, 3 Gusht 2015

Kryetari i GP-të të PDK-së, Adem Grabovci tha se ky është ndër vendimet më të rënda që duhet marrë, por sipas tij, ata janë pro vënies së drejtësisë dhe se kanë marrë garanci se procesi do të jetë i drejtë dhe i paanshëm.

Ai tha se janë këmbëngulës që ky proces të jetë i drejtë, i paanshëm dhe për këtë kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët.

Grabovci tha se do të votojnë pro amendamentit 24 që i hapë rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Edhe Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se do të votojnë pro amendamentit të 24, që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Etiketa: , ,
Të fundit