Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Greqia në ndihmë të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Prizren Post | 13:44 - 19.12.2013

Ministria e Jashtme greke nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se Athina zyrtare ka përkrahur, në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, dhënien e menjëhershme të statusit kandidat për anëtarësim Shqipërisë.Sipas deklaratës për shtyp, transmeton TCh, zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm Evangjelos Venizelos ka udhëzuar ambasadorin e Greqisë në Tiranë z. Leonidhas Rokanas të informojë Qeverinë shqiptare për pozicionimin e Athinës në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në favor të dhënies së menjëhershme Shqipërisë, të statusit të vendit- kandidat për anëtar të BE.

Gjithashtu në pajtim të qëndrimeve të 28 shteteve anëtare të BE, ky Këshill ka vendosur të diskutojë marrjen e këtij vendimi para fundit të Presidencës greke, përkatësisht në qershor të 2014-es. Në njoftim thuhet gjithashtu se Greqia është e gatshme të japë të gjithë ndihmën e mundshme për Shqipërinë për të përmbushur kushtet e vendosura nga BE-ja, ndërsa shprehet edhe gatishmëria e Athinës për t’i ofruar Shqipërisë çdo mbështetje dhe gjithë ndihmën e mundshme, në mënyrë që ajo të përmbushë kushtet që i janë vënë Tiranes nga BE.


Etiketa:
Arivisti Company