Greva e kirurgëve në Spitalin Rajonal të Mitrovicës u ndërpre


E mërkurë, 9 Janar 2019

MITROVICË – Javë më parë Kolegjiumet profesionale të kirurgëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në grevë, me të vetmen kërkesë, për rritjen e pagave në nivel të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kësaj greve fillimisht janë përgjigjur edhe kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, mirëpo në mënyrë që qytetarët mos të hasin në vështirësi për ti trajtuar sëmundjet e tyre ata orë më parë morën vendim që ta ndërprejnë këtë grevë.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, u ndie shumë mirënjohës për këtë hap madhështor nga ana e tyre, ku i falënderoj kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ”Dr. Sami Haxhibeqiri” përzemërsisht.

Ai shtoi se është me të vërtet për tu vlerësuar kur dihet fakti që edhe përkundër kërkesave të tyre ata vendosën për të vazhduar punën e tyre duke ju dal në ndihmë qytetarëve mitrovicas.

Etiketa: , ,