Greva në Arsim, SBASHK-u sot dorëzon një draft-propozim te Avokati i Popullit


E martë, 20 Shtator 2022

PRISHTINË – Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë dhe ende asnjë marrëveshje mes Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu edhe disa sektorë tjerë në sistemin publik janë në grevë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ditë më parë përmes një lidhje online me SBASHK-un ka mbështetur grevën në arsim dhe ka kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti.

Ndërsa, Avokat i Popullit, Naim Qelaj u ka bërë thirrje SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës që të të reflektojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim.

E për këtë, Ymer Ymeri, sekretari i SBASHK-ut ka thënë se sot do ta dorëzojnë të Avokati i Popullit një draft-propozim.

“Në draftin tonë, janë përgjigjet, nga ajo që na ka dërguar Avokati i Popullit dhe plotësimin e saj që ne mendojmë për arritjen e një marrëveshje finale. Ne kemi bërë një draft-propozimi që e ka dërguar Avokati i Popullit, mbrëmë në konsultim me sindikatat komunale, sot kemi me dorëzu te Avokati i Popullit”, ka thënë Ymeri.

Etiketa: , , , ,
Të fundit