Gruevski mori mandatin për formimin e qeverisë së re


E hënë, 19 Maj 2014

ivanov2

Shkup – Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në vila Vodno i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re, liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, parti e cila ka fituar më shumë mandate gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 prill.

Sipas Kushtetutës, mandatari nga partia, përkatësisht partitë që kanë shumicën në Parlament, në afat prej 20 ditëve nga dita e dhënies së mandatit, Parlamentit i dorëzon program dhe propozon përbërjen e Qeverisë.

Qeveria, e propozuar nga mandatari dhe në bazë të programit, duhet të zgjidhet në Parlament me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, më së voni deri më 16 qershor të vitit 2014./zhurnal/

Të fundit