Gucati tregon ditën kur do të ndahen pensionet e veteranëve


E martë, 31 Tetor 2017

“Pagat do të dalin të enjten dhe të premten”, ka thënë Gucati.

Gucati ka komentuar edhe disa thirrje që janë bërë përmes Facebook-ut që të mërkurën të protestohet në orën 12:00 para Kuvendit të Kosovës, duke thënë se nuk do të ketë protestë.

Ai, madje, ka pohuar se nuk di as se kush e ka thirrur këtë protestë.

“Unë nuk e di së pari se kush ka paralajmërua protestë. Nuk e di kush janë ata që kanë paralajmëru, por ne nuk kemi paralajmëru protesta. Protesta nuk do të ketë. Sot ka kalu buxheti, tash janë vetëm çështje procedurale. Unë mendoj që të enjten ose të premten pensionet dalin”, ka thënë ai.

Kryetari Gucati ka folur edhe për miratimin e plotësim-ndryshimit të projektligjit për buxhet për vitin 2017 duke thënë e kanë mirëpritur një gjë të tillë.

“Ne e kemi mirëprit miratimin e buxhetit për 2017 që ka kalu, tash 26 milionë janë nda për veteranë deri në janar, tani në janar është buxheti për vitin 2018 por për këta katër muaj pagat janë të garantuara, tash do t’i marrim në mënyrë retroaktive për tre muaj njëherë dhe nuk kemi problem. Nuk e besoj se do të ketë problem. Është e mirëseardhur, disa veteranë me thirrën menjëherë pas miratimit të buxhetit që i janë gëzuar dhe e kanë mirëprit, mirëpo për protestë nuk e di sinqerisht kush e ka thirrë”, ka thënë Gucati për Arbresh.info.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar plotësim-ndryshimin e Projektligjit për Buxhet për vitin 2017 me 61 vota për dhe 15 abstenime.

Etiketa: , ,