Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gulen u bëri thirrje SHBA-ve që mos ta ekstradojnë në Turqi

Prizren Post | 13:02 - 26.07.2016

Kreu i organizatës terroriste Fetullahci/Struktura paralele shtetërore (FETO/PDY), Fetullah Gülen është duke lutur administratën amerikane që ti ofrojë strehim dhe të mos e ekstradojnë atë në Turqi, ku akuzohet për përgatitje dhe zbatim të përpjekjes së përgjakshme për grusht shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Gülen në një kolumnë të publikuar në “The New York Times“ shkruan se ka qenë kundërshtar i puçeve ushtarake gjatë 40 viteve të kaluara në Turqi dhe se pikërisht ai ka pësuar më së shumti nga këto sulme të ushtrisë.

“Në kohën kur demokracitë perëndimore kanë nevojë për muslimanë të matur, unë dhe miqtë e mi brenda ‘Hizmetit’ gjithnjë kemi qenë të rreshtuar me Perëndimin”, ka porositur Gülen.

Kreu i strukturave paralele në shkrimin e tij autorial i cili në një farë mënyre paraqet porosi dhe lutje drejtuar administratës amerikane të Barack Obamës, ka kritikuar politikën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrit të Drejtësisë, Bekir Bozdag.

Ai ka theksuar se SHBA-të duhet t’u rezistojnë përpjekjeve të autoriteteve turke lidhur me kërkesën për ekstradimin e tij në Turqi.

Gjatë përpjekjes së përgjakshme për grusht shtet ushtarak në Turqi më 15 korrik janë vrarë 246 persona dhe rreth një mijë kanë mbetur të plagosur.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali Hulusi Akar gjatë marrjes së djeshme në pyetje në prokurori tha se gjatë kohës sa është mbajtur peng, komandanti i bazës ajrore 4, Akinci, gjenerali Hakan Evrim i ka ofruar ta lidhë përmes telefonit me “liderin Fetullah Gülenin”.


Arivisti Company