Guterres: Turqia tejkalon kufijtë e mirësisë


E hënë, 22 Qershor 2015

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres dhe Ambasadorja e Posaçme, ylli i Hollywoodit, Angelina Jolie kanë vizituar kampet e të strehuarve sirianë në Turqi me rastin e “Ditës Botërore të Refugjatëve”.

Ata patën gjithashtu edhe një takim me Presidentin e Vendit, Recep Tayyip Erdogan ku i shprehën atyre mirënjohjen për punën e bërë.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres tha se lavdërojnë Turqinë për ato që ka bërë në lidhje me të strehuarit sirianë.

Guterres vizitoi kampet e strehimit në rrethet Mardin dhe Sanliurfa dhe shtoi: “Nëse Turqia nuk do të ishte sjellë kaq bujare me të strehuarit sirianë ne do të shikonim zhvillime shumë më të dëshpëruara në rajon”.

Edhe Ambasadorja e Posaçme e Komisionerit të Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) Angelina Jolie gjatë vizitës në kampet e sirianëve në Turqi tha; “Turqia ka parandaluar tragjedi të mëdha. Duhet marrë shembull prej saj”.

Etiketa: , , ,