Hahn falënderon opozitën për kontributin në proceset e integrimit


E martë, 17 Maj 2016

Prishtinë – Në sesionin e fundit të Komisionit parlamentar për Stabilizim Asociim, ku mori pjesë edhe komisioneri evropian, Johannes Hahn u tha se MSA është një hap historik që shënon marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian.

Por, sipas tij, sfidë mbetët sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit nga politika.

“MSA do të ngritë standardet dhe kjo marrëveshje nuk është fundi i një procesi, por është fillimi i një epoke të re për Kosovën”, tha Hahn.

Ai u shpreh i lumtur që për proceset e MSA-së dhe integrimit po kontribuojnë edhe partitë opozitare, për çka i ka përgëzuar që po marrin pjesë në Komisionin parlamentar për Stabilizim e Asociim.

Hahn, në Komisionin parlamentar që u mbajt në sallën e seancave të Kuvendit iu përgjigj edhe tri pyetjeve nga deputetët anëtar të këtij Komisioni, lidhur me kushtëzimet e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai tha këto janë standarde dhe kritere sikur për të gjitha shtetet që ka pasur kritere.

Seanca i mbylli punime, derisa u paralajmërua se mbledhja e ardhshme do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor të këtij viti në Strasburg.

Etiketa: , ,