Halit Barani: Në prani të KFOR-it francez dhe UNMIK-ut janë pushkatuar 10 civil shqiptarë

Mitrovicë – Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani thotë se serbët e veriut asnjëherë nuk janë çarmatosur, madje sipas tij, ata i ka armatosur edhe Qeveria e Kosovës duke i inkuadruar në Polici të Kosovës, pas amnistimit që iu bëri.

“A e dinë udhëheqësit e Kosovës se serbët asnjëherë nuk janë çarmatosur, por përkundër asaj edhe Qeveria e Kosovës, veti i armatosi. Kur e them këtë mendoj se pjesa dërmuese e atyre serbëve që kryen gjenocidin në Kosovë, përveç që u amnistuar edhe u armatosën, pasi ata i inkuadruan në Policinë e Kosovës, ku mu ata polic e kthyen në rrugë ministrin e Financave të Kosovës, pastaj kryeministrin Mustafa e detyruan që të shkoj deri në pjesën e okupuar të Kosovës jo rrugës kah ishte dashur të shkoj por maleve”, thotë Barani për Gazetën InfoPress.

Ai thekson se, këta janë pra ata që u amnistuan dhe u pajisen me uniforma të Policisë së Kosovës dhe me armë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Sa i përket se a është e mundur të ketë luftë apo konflikte, si nuk është kur dihet se në prani të KFOR-it francez dhe policisë së UNMIK-ut, në pjesën e okupuar të Mitrovicës, me 3 dhe 4 shkurt 2000 janë pushkatuar 10 shqiptarë civil nëpër shtëpi dhe banesa të veta pa dallim moshe dhe gjinie dhe atë natën duke filluar nga ora 20:00 të 3 shkurtit deri në ora 4:00 të mëngjesit të datës 4 shkurt 2000, si dhe u plagosen me armë zjarri 25 shqiptarë poashtu pa dallim moshe e gjinie”, thekson ai.

Barani tutje shton se, serbët asnjëherë nuk u çarmatosën nga askush edhe pse vazhdimisht kryen krime mbi popullatën shqiptarë, para luftës, gjatë dhe pas luftë 1998/99 në Kosovë.

“Jo njëherë janë përmendur me emër e mbiemër kriminelet çetnik serbë që kanë kryer masakra në Mitrovicë e rrethinë, janë përmendur nga KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, por koti”, vazhdon Barani.

Ai thekson se, për sigurinë në Kosovë, përkatësisht në Mitrovicë janë përgjegjës policia e Kosovës, EULEK-si dhe KFOR-i.

“Ky i fundit madje është përgjegjës edhe për ruajtjen e paqes nëse ka dikund. Edhe njëherë po e përmend për të satën herë se në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës, veprojnë të gjitha institucionet e Serbisë, nëse veprojnë institucionet e Serbisë, si nuk është e mundur çdo gjë”, potencon Barani.

Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së, më tej vazhdon të thotë se, në veri, përkatësisht në oborrin e spitalit, xhandarmeria serbe e patën arrestuar një bandit serb të cilin e patën dërguar në Serbi në një gjykatë.

“Pra, serbët kurrë nuk janë çarmatosur, por tani sigurisht furnizohen me municione dhe me armë më të rënda ose i mbajnë tani nga tri-katër armë, edhe një gjë dihet saktësisht se kur janë bërë disa bastisje në pjesën e okupuar nga KFOR-i francez, në çdo shtëpi të bastisur kanë gjetur tri- katër e më shumë armë dhe sasi të konsiderueshme municioni”, përfundon Barani.

Etiketa: , ,

Leave a Reply