Hamas: Armëpushimi i inicuar nga Egjipti barazon agresorin me viktimën


E premte, 18 Korrik 2014

Gaza – Një udhëheqës i Hamasit paraqiti kundërshtimin zyrtar të lëvizjes së tij ndaj propozimit për armëpushim, i cili u inicua nga Egjipti.

Sami Abu Zuhri, tha më parë se Hamasi e hodhi poshtë iniciativën egjiptiane që në fillim, por dërgoi refuzimin e saj zyrtar dje pas “konsultimeve të brendshme”.

Zyrtari tha se vendimi nuk ishte thjesht për shkak të mënyrës se propozimit që u njoftua përmes mediave, e as për shkak të shpërfilljes nga ana e Egjiptit të lojtarëve kryesorë të rezistencës në terren, por kjo ishte për shkak të një arsyeje “më serioze dhe kritike “. Ai theksoi kjo iniciativë kishte barazuar agresorin dhe viktimën.

Menjëherë pas refuzimit të armëpushimit, agresorët sulmuan sërish Gazën, ndërsa numri i të vdekurve vetëm sa shkon e rritet./zhurnal/

Etiketa: , ,