Hamas: Bllokada egjiptiane ndaj Gazës, krim kundër njerëzimit


E mërkurë, 19 Mars 2014

Gaza, 19 mars – Grupi palestinez Hamas të martën, mbylljen e pikë kalimeve kufitare nga Egjipti i quajti “krim kundër njerëzimit”, në një kundërshtim të paparë të fqinjit arab që vazhdon të mbajë edhe më tej lidhjet e perkeqësuara.

Mbylljet kanë ndërprerë importet mjekësore dhe ndihmat për Rripin e Gazës, të varfëruar nga rrethimi izraelit, duke penguar udhëtimin e mijëra banorëve të Gazës dhe pacientëve që kërkojnë trajtim jashtë vendit.

“Insistimi i autoriteteve egjiptiane në mbylljen e kalimit Rafah dhe shtrëngimi i bllokadës për Gazën, është krim kundër njerëzimit, krim kundër popullit palestinez,” ka thënë Fawzi Barhoum, një zëdhënës i lëvizjes, transmeton Mesazhi.

Marrëdhëniet midis Kajros dhe Gazës janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që nga koha kur ushtria egjiptiane rrëzoi presidentin e parë egjiptian Muhamed Mursi, në korrik të vitit të kaluar.

Egjipti ka prishur edhe qindra tunele ndërkufitare nëpërmjet të cilave mallrat themelore të tilla si ushqimi dhe lëndët djegëse, janë transportuar për në Gaza./zhurnal/

Etiketa: , , ,
Të fundit