Hamas përshëndet qëndrimin ‘fisnik’ të kryeministrit turk Erdogan


E enjte, 13 Shkurt 2014

Të martën kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan tha se rrethimi izraelit në Gaza është “një formë e dënimit kolektiv ndaj një populli të lirë që zgjodhi për të mbrojtur veten e tyre.”
Qeveria e Hamasit në Rripin e Gazës të mërkurën ka lavdëruar komentet e fundit nga kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan, në të cilën ai kushtëzon pajtimin me Izraelin nëse ky i fundit angazhohet për të hequr rrethimin në Rripin e Gazës.

“Ky është pozicion fisnik nga Erdogani,” tha zëdhënësi i qeverisë, Ihlab al-Ghosein, për Agjencinë Anadolu.

“Pozicioni i Erdoganit meriton vlerësim në një kohë ku shumë udhëheqës arabë nuk kanë arritur të ndjekin shembullin e tij,” tha ai.
Zëdhënësi tha se në botë “mungojnë pozicione të tilla të guximshme mbi rrethimin e padrejtë në Rripin e Gazës”.

Ligjvënësi palestinez, Gamal Nasser, gjithashtu përshëndeti deklaratat e Erdoganit duke i vlerësuar shumë.
” Ne falënderojmë kryeministrin turk për refuzimin e pajtimit me Izraelin deri sa të hiqet bllokada në Gaza, ” tha Nasser në një miting të organizuar nga peshkatarët e Gazës për të protestuar bllokadën detare të Izraelit.

Nassar bëri thirrje vendeve arabe dhe muslimane për të ” ndjekur shembullin e Erdoganit në mbështetje të popullit palestinez.”
Ai gjithashtu nderoi nëntë aktivistët turq të vrarë në maj të vitit 2010, kur forcat izraelite sulmuan anijen turke Mavi Marmara që po bënte bartjen e ndihmave për Gazën.
” Ata janë dëshmorë të nderuar që u përpoqën për të thyer rrethimin izraelit për më shumë se 1.8 milion njerëz në Gaza,” tha Nassar .

Në vitin 2006, Izraeli vendosi një bllokadë të rreptë në Rripin e Gazës, ku jetojnë gati dy milionë palestinezë, pas marrjes nën kontroll të enklavës palestineze nga lëvzja islamike e rezistencës Hamas.

Etiketa: , ,