Hapësirat e uzurpuara publike u kthehen qytetarëve


E mërkurë, 23 Janar 2019

PRIZREN – Aksioni për largimin e konstruksioneve metalike përbrenda Qendrës Historike ka vazhduar edhe sot me heqjen e tyre në lokalet që gjenden në sheshin Shatërvan.

Kujtojmë edhe njëherë që qëllimi i këtij askioni është zbatimi i plotë i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, ku për mbrojtjen e autencititetit dhe integritetit të kësaj zone janë përcaktuar qartazi aktivitetet e kufizuara dhe të ndaluara, ku ndër tjerash përfshihen edhe konstruksionet e këtilla të cilat nuk kanë leje nga organet përgjegjëse dhe po largohen në kuadër të këtij aksioni nga ana e Drejtorisë së Inspektorateve.

Kjo e fundit, sot është detyruar përsëri që të ndërmerr masa për largim të detyrueshëm të konstruksioneve, pasi që nuk është marrë vetë iniciativë për largimin e tyre nga ana e pronarëve të objektit afarist përkatës.

Komuna e Prizrenit u bënë thirrje të gjithë pronarëve të objekteve afariste brenda Qendrës Historike që të kenë mirëkuptim dhe të tregojnë gatishmërinë e tyre për respektimin e plotë të ligjit në fuqi.

Etiketa: , ,