Hapet shkollë serbe në Fier


E hënë, 25 Nëntor 2013

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në fshatin Hamil të komunës Qendër në Fier është çelur shkolla e parë në gjuhën serbe.

Rreth 100 fëmijë serbo-boshnjakë do të ulën në bankat e kësaj shkolle.

Në ceremoninë e hapjes së shkollë ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Serbisë në Tiranë, Mirjolub Zariç.

“Duhet vlerësuar çelja e kësaj shkolle në fshatin Hamil. Shkolla jo vetëm mban ndezur dhe të gjallë gjuhën amtare për vetë komunitetin serb të kësaj zone, por është një domethënie dhe vlerë në marrëdhëniet mes dy popujve si dhe shtetit shqiptar dhe atij serb”, është shprehur ambasadori Zariç.

Ndërsa kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo”, Eqerem Duleviç, ka shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen në këtë ceremoni të përfaqësuesit të Avokatit të Popullit dhe drejtuesve vendorë.

Në qarkun e Fierit jeton një komunitet prej afro 2000 familjesh serbo-boshnjake, raportojnë mediat serbe. /tema/

Etiketa: , ,