Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Haradinaj: Aspak shqetësues buxheti për themelimin e ushtrisë

Prizren Post | 17:53 - 16.10.2018

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se aspak nuk është shqetësuese aspekti financiar sa i përket çështjes së themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

I pari i Qeverisë së Kosovës këto deklarime i dha pas mbledhjes së sotme, ndërsa doli kundër deklarimeve të Kadri Veselit një ditë më parë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për formimin e ushtrisë, njofton Klan Kosova.

”Të enjten është leximi i parë. Projektligjet kanë deklaratën financiare, sikurse të gjitha të tjerat”.

”S’ka ndonjë shqetësim për aspektin financiar”.

Veç tjerash Kryeministri Haradinaj përmendi dhe data të mundshme se kur mund të shkojë në Kuvend për lexim të radhës çështja e pakove të transformimit të FSK-së, njofton Klan Kosova.

”Në diskutim në Parlament kjo pako vjen në lexim të dytë pas 20 nëntorit. 20 nëntor është votimi në ITERPOL’.


Etiketa:
Arivisti Company