Haradinaj kot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese


E premte, 26 Korrik 2019

PRISHTINË – Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se do t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nëse Qeveria mund të marrë vendime, pas dorëheqjes së tij.

Hasani, duke folur në televizionin publik, është shprehur se kushdo që e ka këshilluar Haradinajn të veprojë ashtu, atëherë atij i vjen keq.

“Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar në dy-tre vendimet e fundit, as Qeveria e as Presidenti, s’ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. I drejtohet kot, nuk besoj që pranohet”, ka theksuar Hasani, njofton Telegrafi.

Etiketa: , , , ,
Të fundit