Haradinaj: Rezultatet thonë që kemi fituar gjashtë komuna


E diel, 17 Tetor 2021

PRISHTINË – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë konferencës për medie ka thënë se sipas rezultateve të tyre, AAK-ja ka fituar gjashtë komuna.

Haradinaj tha se të paktën në Istog do të jenë në balotazh.

“AAK-ja në këto zgjedhje ka synuar rezultat më të mirë. Rezulatatet tona thonë se kemi fituar gjashtë komuna, në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan e Junik. Shkojmë në balotazh të paktën në Itog. Është vërejtur rritje e votave në Pejë, Prishtinë e Podujevë. Kjo është fitore e pritshme për ne”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Kosova ka kaluar edhe një provim të demokracisë, pasi janë mbajtur zgjedhje të lira e demokratike, transmeton Telegrafi.

“Kosova sot e ka kaluar edhe një provim tjetër të demokracisë. Ka mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike të një standardi të lartë të atyre euroatlantike. I uroj të gjithë që ishin pjesë e këtij procesi”, tha Haradinaj.

Etiketa: , , ,