Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Haradinaj thotë se AAK e Nisma do t’i fitojnë zgjedhjet

Prizren Post | 15:39 - 12.05.2017

Prishtinë – Partitë politike kanë kohë qe deri më 18 maj të dërgojnë listat me kandidatë për deputetë në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve.

Por, partitë ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre për deputetë.

Daut Haradinaj nga AAK nuk ka treguar nëse do t’i hyjë sërish garës për deputetë.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Haradinaj ka thënë se është e parëndesishme nëse kandidon ai ose jo, duke shtuar se boshti opozitar i përëbrë nga AAK dhe Nisma do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme.

“E rëndësishme është qe AAK dhe partneret e saj do t’i fitojnë zgjedhjet e 11 qershorit.Mbështetje kemi të pa rezervë nga të gjitha anët”, ka thënë Haradinaj.

Kosova, sipas tij, ka nevoje për ndryshime, e ndryshime ai thotë se do të ketë edhe në Deçan.

Vet Haradinaj ka deklaruar kohë më parë se do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet qe do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor.

Ky proces elektoral u imponua pasi Kuvendi i dha mbështetje mocionit të iniciuar nga partia e Fatmir Limajt për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.


Etiketa:
Arivisti Company