Haskuka: Mirëqenia e qytetarëve është një prej prioriteteve kryesore të Komunës


E mërkurë, 21 Gusht 2019

PRIZREN – Mirëqenia e qytetarëve dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së tyre, e sidomos të atyre në nevojë, është një prej prioriteteve kryesore të Komunës së Prizrenit, njoftoi kryetari Haskuka përmes rrjeteve sociale.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka sot vizitoi punimet që po realizohen për ndërtimin e shtëpive, njëkohësisht edhe vizitoi edhe shtëpitë që janë ndërtuar gjatë vitit të kaluar.

Ai tha se gjatë këtij viti do të ndërtohen 59 shtëpi, poashtu do të bëhet meremetimi i 31 shtëpive dhe të 40 kulmeve, duke prekur kështu në jetën e gjithsejt 130 familjeve që jetojnë në kushte të vështira.

Etiketa: , , ,