E mërkurë, 8 Prill 2026

Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Sipas Haxhiut, në këtë takim është diskutuar për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, sfidat aktuale në fushën e sigurisë, si edhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së.
Ajo ka theksuar se zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet prioritet shtetëror dhe një element kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
