Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Haziri: Maqedonia ta ndalë represionin ndaj shqiptarëve

Prizren Post | 00:48 - 27.04.2015

Gjilan – Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kërkuar nga Maqedonia, të ndalë represionin ndaj shqiptarëve, duke thënë se veprimet e fundit të policisë ndaj vendbanimeve shqiptare janë të panevojshme.

“Veprimet e fundit të autoriteteve policore të Maqedonisë ndaj vendbanimeve shqiptare të Karadakut, janë të panevojshme dhe të dëmshme për të dyja palët”, ka shkruar Haziri në Facebook .
“Kam vizituar personalisht brezin kufitar dhe nuk pashë asgjë të jashtëzakonshme që të justifikohet ky represion. I bëjë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që ta ndalin këtë represion dhe këtë provokim ndaj shqiptarëve. Nesër do të pendoheni ju!”, shkruan Haziri.


Etiketa:
Arivisti Company