Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Haziri: Padyshim që PDK ka gisht në iniciativën për rrëzimin e Qeverisë

Prizren Post | 12:31 - 12.04.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë për AktivPress ka deklaruar se nuk e sheh me shqetësim iniciativën e opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Mustafa.

Ai është shprehur se ka besim të thellë se ky mocion nuk do të arrijë të ketë ndikim në punët e Qeverisë së Kosovës.

Haziri nuk dyshon se PDK-ja ka gisht në iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, pavarësisht zërave që mund të dëgjohen në publik.

Kreu i Gjilanit, thekson se koalicioni qeverisës ka arritur të përmbushë të gjitha projektet madhore në vend, me përjashtim të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Por, edhe për këtë ngecje, ai nuk e vë fajin te Qeveria.

Sa i përket zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti, udhëheqësi i Komunës së Gjilanit ka thënë se nuk ka vullnet politik për të vazhduar mandatin e katërt për udhëheqjen e kësaj komune. Megjithatë, fjalën e fundit ai ia lë partisë.

Haziri gjatë intervistës flet edhe për memorandumet që i ka nënshkruar për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, sikundër që tregon edhe për planet e Gjilanit që numri i pjesëmarrësve në luftëra të huaja të bie në nivelin zero.


Etiketa:
Arivisti Company