Hedhet poshtë kërkesa e Presidentit Thaçi rreth kompetencave të tij dhe Kuvendit


E hënë, 25 Mars 2019

PRISHTINË – Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, rreth kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç është përcaktuar me nenin 113.1 të Kushtetutës.

Në kërkesën e tij Presidenti thekson se pretendimi për konflikt të kompetencës së kushtetueses ndërlidhet me kompetencat kushtetuese të përcaktuara për Presidentin dhe Kuvendin në nenin 18 (Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare) të Kushtetutës.

Presidenti, si palë që ka ngritur pretendim për konflikt në mes Presidentit dhe Kuvendit pretendon paqartësi rreth kompetencës kushtetuese për ratifikimin e Shkëmbimit të Letrave në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Gjykata në aktvendimin e saj shkruan se kërkesa e Presidentit të Republikës së Kosovës për konflikt të pretenduar në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës shpallet e papranueshme për shqyrtim në merita për arsyet e elaboruara në këtë Aktvendim për papranueshmëri.

Etiketa: , , , ,