Helmi i grerëzës, “armë kundër kancerit”


E enjte, 3 Shtator 2015

Shkencëtarët besojnë se helmi i një grerëze braziliane mund të përdoret si ilaç për luftimin e kancerit.

Polybia paulista është një lloj i grerëzave endemike dhe agresive që gjendet në juglindje të Brazilit. Edhe pse thumbi i saj është shumë i rrezikshëm, shkencëtarët mendojnë se mund të na hyjë në punë.

Në studim thuhet se një lloj toksine që gjendet në thumbin e grerëzës vret qelizat kancerogjene pa i dëmtuar ato normale, transmeton Koha.net.

Ekipi i Universitetit të Brazilit kanë thënë se terapia eksperimentale arrin tek qelizat e tilla dhe i dobëson. Bëhet fjalë për toksinën e quajtur MP1, të cilën insekti e përdor për të sulmuar prenë e saj dhe për të mbrojtur veten.

Studimi është në një fazë shumë të hershme dhe duhen më shumë analiza për të shikuar nëse metoda do të veprojë pa rrezik edhe tek njerëzit.

Etiketa: ,
Të fundit