Hezbollahu e quan të çmendur dhe vonuar mendërisht Administratën Trump


E diel, 21 Maj 2017

Sayyed Hashem Safieddine, president i këshillit ekzekutiv të grupit shiit që mbështetet nga Irani, ka thënë se Uashingtoni nuk është në gjendje të shkaktojë çfarëdo dëmi ndaj Hezbollahut, transmeton Express.

“Përbuzja dhe bllokada amerikane që për cak e ka rajonin tonë, vendet dhe komunitetet janë dëshmi se tani është shumë më e dobët se që ishte në dekadat e kaluara, veçanërisht qëkur Trump e ka marrë udhëheqjen,” ka thënë Hashem.

“Kjo administratë amerikane e vonuar mendërisht dhe çmendur që udhëhiqet nga Trump nuk do të jetë në gjendje ta dëmtojë rezistencën [Hezbollahun] dhe nuk do të arrijë kurrgjë më shumë se zhurmë mediatike,” ka shtuar ai, duke shtuar se Hezbollahu do të ketë zgjidhje më të forta se në të kaluarën, por pa shpjeguar.

Ndërkohë, lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, në muajin shkurt e quajti idiot presidentin Trump.

Të fundit