Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Historianët: Manastiri i Dçanit të tërhiqet nga kërkesat politike

Prizren Post | 10:29 - 21.03.2014

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, është duke e përcjellur me vëmendje procesin rreth kontestit pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit rreth pronave të dy ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria”.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, edhe një herë i rikujton Kuvendit të Komunës dhe Kryetarit të Komunës së Deçanit, se çdo lëvizje në drejtim të njohjes së pronësisë së Manastirit të Deçanit ndaj pronave ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria’, do të has në kundërshtim nga ana e jonë dhe në protesta të pa ndërprera.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e kuvendarëve të Kuvendit të Komunës dhe Kryetari i Deçanit që të mos pranojnë asnjë lloj marrëveshje në dem të interesave të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komuna e Deçanit, që të fillojnë ndryshimin e statutit të dy ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria”, dhe dy ndërmarrjeve të kthehen në prona shtetërore siç ndodhi më Kombinatin “Trepça” në Mitrovicë.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton Kuvendit të Komunës së Deçanit, se nëse tentohet në dal në diskutim projekt memorandumi gjerman në mbledhjen e cila do të mbahet gjatë fundit muajit, prapë do të has në kundërshtime me protesta gjithë popullore.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton mbarë opinionit se nuk ka hequr dorë dhe nuk ka lëvizur për asnjë moment nga qëndrimet e saja rreth kontestit pronësor në mes të Komunës dhe Manastirit të Deçanit.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kërkon prisëve të Manastirit të Deçanit Sava Janiqit, që të tërhiqet nga kërkesat e tija politike dhe të mos e provokoj popullatën dhe situatën e përgjithshme në Deçan./rtk/


Etiketa:
Arivisti Company