Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Historike, Shqipëria në playoff të France Euro 2016!

Prizren Post | 22:51 - 04.09.2015

Kombëtarja shkruan historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në playoff-in e një Kampionati Evropian.

Kuqezinjtë barazuan 0-0 ndaj Danimarkës në Kopengahen, duke vazhduar të ruajnë pathyeshmërinë në Grupin I eliminator për “Francë 2016”.

Në “Telia Parken”, kuqezinjtë ditën të vuajnë duke dalë me një pikë të çmuar që i ngjit në kuotën 11, aq sa danezët.

Playoff-i është matematikisht i siguruar, tani mendja te Portugalia kryesuese e grupit.


Etiketa:
Arivisti Company