Hoti: Buxheti për vitin 2017 do të jetë 2 miliardë euro


E premte, 30 Shtator 2016

avdullah-hoti

Prishtinë – Kosova për vitin 2017 do të ketë buxhetin 2 miliardë euro. Për vitin 2016 buxheti ka qenë rreth 1 miliard e 600 milionë euro.

Kështu tha ministri i Financave, Avdullah Hoti sot në dëgjimin publik të organizuar nga Ministria e Financave për projekt-buxhetin e vitit 2017.

Në këtë diskutim përveç ministrit Avdullah Hoti po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile si dhe palë të tjera të interesit.

Ministri i Financave tha se nga rritja e buxhetit do të ketë 50 për qind rritje të investimeve kapitale dhe 5 për qind për shpenzime.

Ai tha se janë në proces të finalizimit të buxhetit që deri në fund të muajit tetor të shkoj në Qeveri për miratim.

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit