E enjte, 19 Korrik 2018
Prishtinë – Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk ka pajtim me koalicionin qeverisës.
Përmes një shkrimi në Facebook ai ka thënë se kuvendi është jofunksional dhe se nuk ndryshojnë qëndrimin.
“Asnjë pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës. Kuvendi është jofunksional. Mund të caktohen çdo ditë seanca të Kuvendit, por qëndrimi jonë mbetet i njëjtë, siç ishte në seancën e sotme. Jemi të vendosur të ndalojmë uzurpimin e institucioneve dhe dhunimin e demokracisë”.
Deputetët e LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje po refuzojnë të votojnë në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Etiketa: Aktuale, Avdullah Hoti, LDK, Opozita, Qeveria