Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Hoti sot shkon në Paris për takim me Macronin

Prizren Post | 14:57 - 06.07.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se Hoti do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron”, thuhet në njoftim, derisa janë dhënë detaje edhe nga pritja.

“Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, thuhet në njoftim.


Etiketa:

Bëni një koment