Hoti sot takohet me partnerët e koalicionit


E hënë, 24 Gusht 2020

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të takohet sot në ora 15:00 me partnerët e koalicionit qeverisës.

Temë diskutimi me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, atë të AAK-së Ramush Haradinaj dhe kreun e NISMA Fatmir Limaj, do të jenë zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e radhës në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me partnerët e koalicionit.

Etiketa: , , , ,
Të fundit