Hoxhaj e Daçiç do përballen në New York


E shtunë, 23 Gusht 2014

Hoxhaj dacic

Pas propozimeve të ndryshme për data, OKB””ja e ka caktuar datën 29 gusht për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në këtë seancë, që të premten e ardhshme mbahet në orën 21:00 sipas kohës sonë, vendin do ta përfaqësojë ministri i jashtëm në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar për koha.net, këshilltari i tij politik Bashmir Xhemaj.

Në emër të Serbisë do të flas ministri i jashtëm i këtij vendi, Ivica Daçiq.

Në mbledhje do të diskutohet raporti 3 mujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë ato në Mitrovicë rreth barrikadës në Ibër.

Aktualisht, Britania e Madhe udhëheq me Këshillin e Sigurimit të OKB-së./rtk/