E hënë, 30 Shtator 2013
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Marokut, Saad Dine El Otmani.
Gjatë takimit, Hoxhaj e ka informuar homologun nga Maroku për progresin që po arrihet në shtetin e Kosovës, me theks të veçantë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Ministri Hoxhaj ndër të tjera foli edhe për avancimin e vazhdueshëm të procesit të njohjeve, si dhe për stabilitetin politik dhe ekonomik në vend.
Ministri i Punëve të Jashtme i Marokut, Saad Dine El Otmani e përgëzoi ministrin Hoxhaj për progresin në shtet ndërtimin e Kosovës.
Hoxhaj dhe ministri El Otmani gjatë bisedës kanë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Etiketa: Enver Hoxhaj, Kosova, Maroku