Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Hoxhaj kritikon Kurtin për fushatën në Shqipëri

Prizren Post | 20:54 - 16.04.2021

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosja doli fituese e tyre, duke qeverisur pa asnjë forcë tjetër politike.

Kryetari aktual i PDK-së tregon në Balkan Talks në Euronews Albania se qeveria e Kurtit dhe ministrat e qeverisë së tij nuk kanë platformë qeverisje.

“Mendoj se ajo që ndodhi nuk është përjashtim nga disa vendet e rajonit dhe botës në këto pesë vitet e fundit. Ata janë lëvizje populiste dhe mos zhvillimi ekonomike nga pandemia, mos liberalizimin i vizave dhe lodhja e sistemit çoi në fuqizim të Kurti dhe lëvizjes së tij,” – thotë kryetari aktual i PDK-së Enver Hoxhaj.

Hoxhaj shprehet se qeveria aktuale e Kosovës nuk ka një platformë qeverisës, por ka vetëm dëshira.

“Mendoj që kjo qeveri deri më tani tregon që s’kanë platformë për dialog, s’ka qartësi dhe s’ka mbajtur qëndrim për letrat që kanë ardhur nga ndërkombëtarët për dialog. Qeveria nuk ka platformë të qartë për asgjë, por listë dëshirash që iu pëlqen qytetarëve të dëgjojnë, por kjo do i kushtojë shumë Kosovës,” – shprehet kryetari aktual i PDK-së Enver Hoxhaj.

Hoxhaj mendon se ndërhyrja e kryeministrit Kurti në fushatën zgjedhore në Shqipëri tregon se nuk ka respekt.

“Kurti do krijojë probleme të reja dhe nuk do merret me dialogun. Mënyra si po sillet me Shqipërinë me ndërhyrjen në fushatën zgjedhore me para të shtetit të Kosovës tregon që nuk njeh politikën e fqinjësisë së mire dhe nuk respekton raportet tona vllazërore”, – shprehet kryetari aktual i PDK-së.


Etiketa:

Bëni një koment