Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Hoxhaj për forcim të bashkëpunimit me Maqedoninë

Prizren Post | 17:21 - 19.12.2013

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.

Ministri Hoxhaj i uroi ambasadorit Strashevski suksese në misionin e ri, duke e njoftuar për progresin në Kosovë, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Maqedoninë, në kuadër edhe të bashkëpunimit rajonal.

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, theksoi gatishmërinë e shtetit të tij për forcimin e bashkëpunimit bilateral, duke shprehur edhe angazhimin e tij të fuqishëm në këtë drejtim, gjatë misionit në Kosovë.


Etiketa:
Arivisti Company